Politike

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës – Cakaj telefonon Marija Pejčinović: Të rritet ndjeshmëria ndërkombëtare për këtë çështje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video telefonatë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić. Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë.”- u shpreh Cakaj në një regim në Facebook lidhur me video telefonatën e zhvilluar.

Më tej, Kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version