Kosova

Gabriel Escobar vjen në Kosovë, mbledh opozitën

Gabriel Escobar, emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, vjen sot në Prishtinë. Sipas mediave në Prishtinë ai do të mbledhë krerët e opozitës në Ambasadën amerikane me të cilët do të diskutojë aktualitetin

Një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken, bisedoi përmes telefonit me Kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun vjen në Prishtinë me një “mision më të gjerë”.

Kjo është hera e dytë brenda 2 muajve që i angazhauari special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët.

Herën e fundit, Escobar darkoi me të gjithë krerët e partive opozitare parlamentare.

Atë kohë, emisari amerikan erdhi në Kosovë, pak ditë para afatit kur pritej të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve për reciprocitet me Serbinë në dokumente dhe targa, pasi i druheshin eskalimit të situatës në very të vendit.

TRENDING

Exit mobile version