Bota

Gara me pëllumba kthehet në një tragjedi, sherri përfundon me viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portugali, aty ku sherri për një garë me pëllumba ka përfunduar në një tragjedi me 4 viktima.

Mësohet se një person i armatosur vrau tre burra në Portugali dhe më pas qëlloi veten, pas një sherri që shpërtheu mes tyre për mbarështimin e pëllumbave garues.

Ngjarja u regjistrua në Setubal, rreth 50 km në jug të kryeqytetit, Lisbonës, teksa grindja lidhej me pëllumbat në shtëpi dhe një kopsht perimesh të paligjshëm.

Personat e përfshirë në ngjarje po merrnin pjesë në një garë pëllumbash kur u vranë, teksa autori 66-vjeçar vrau veten kur policia mbërriti të dielën në mëngjes.

Identiteti i të dyshuarit dhe viktimave ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa personi i armatosur thuhet se jetonte në një tendë në Setubal.

TRENDING

Exit mobile version