Politike

Garda pengoi gazetarë/ Bardhi: Tregues i degradimit të regjimit të Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Garda e Republikës pengoi ditën e sotme gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, duke theksuar se ky është treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës.

“Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.”- thotë Bardhi.

Kujtojmë se në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.

TRENDING

Exit mobile version