09/06/2021 , 14:41

Garë dyshe për Achraf Hakimi, Interi ka dy kushte për ta shitur

Interi ka vendosur të sakrifikojë Achraf Hakimin. Anësori i djathtë ka përfunduar në merkato dhe kampionët e Italisë duan ta mbyllin këtë operacion përpara datës 30 qershor.

PSG është e interesuar prej kohësh për lojtarin maroken, i cili e mbylli sezonin e parë në Serie A me 7 gola dhe plot 10 asiste. Shifra të jashtëzakonshme për një mbrojtës anësor.

Interi e ka bërë të qartë: nevojiten të paktën 70 milion euro për të lënë të lirë Hakimin, teksa nuk pranohen të përfshihen lojtarë të tjerë në këtë operacion.

Garës i është bashkuar edhe Chelsea, që i ofron zikaltërve kartonët e Emerson Palmieri dhe Andreas Christensen, por Interi do vetëm para.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin