fbpx
NTV
No Result
View All Result
18/01/2021 , 21:33
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/01/2021 , 21:33
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Garë e ethshme e vendeve në mbarë botën që të sigurojnë vaksinat kundër COVID-it

Në shkallë globale ka mbi 67.5 milionë të diagnostikuar me koronavirus dhe mbi 1.5 milionë të vdekur

by Cuci
08/12/2020 , 9:29
0 0
Strategjia e vaksinimit, Franca nis fazën e parë në janar, Rusia vaksinim masiv
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania është në prag të fillimit të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19.

Punonjësit e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, ata që jetojnë në shtëpi për të moshuarit si dhe kujdestarët e tyre do të vaksinohen me dozën e parë duke nisur nga e marta. Vaksina është prodhim i përbashkët i kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Nisma fillon thuajse një javë pasi enti rregullator dha miratim për përdorim emergjent për vaksinën, duke e bërë Britaninë të parin vend perëndimor që fillon vaksinimin në masë. Miratimi u dha pak javë pasi kompania Pfizer tha se vaksina kishte treguar mbi 90% sukses pas provave të fundit klinike.

Britania mori të dielën 800,000 doza vaksine nga Pfizer/BioNTech, sasia e parë e totalit prej 40 milionë vaksinash që ka blerë. Britania ka një popullatë prej 66 milionë vetësh. Vaksina që po përdoret në Britani shoqërohet me një proces të komplikuar pasi duhet mbajtur në temperatura nën -70 gradë celcius.

Të hënën Kanadaja njoftoi se do të merrte dozat e para të së njëjtës vaksinë në fund të dhjetorit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha të hënën se deri në 249,000 doza të vaksinës do të mbërrijnë këtë muaj dhe 3 milionë të tjera do të sillen vitin e ardhshëm. Kanadaja ka një popullsi prej 37 milionë banorësh.

Ndërkaq, Instituti Serum në Indi ka paraqitur kërkesë për një vaksinë të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik britanik AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Kompania Serum, prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë, preferon dukshëm vaksinën e AstraZeneca/Oxford pasi mund të transportohet në temperatura 2-8 gradë Celcius, ndryshe nga kushtet tepër të ftohta që kërkohen për vaksinën e Pfizer/BioNTech.

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo njoftoi të dielën se vendi i tij ka marrë një sasi vaksinash nga prodhuesi kinez Sinovac. Vaksina po testohet në Indonezi, ku qeveria po bën përgatitjet e fundit për të vaksinuar një popullsi me 270 milionë banorë.

Në shkallë globale ka mbi 67.5 milionë të diagnostikuar me koronavirus dhe mbi 1.5 milionë të vdekur. Shtetet e Bashkuara kryesojnë në të dyja kategoritë me afro 15 milionë raste dhe mbi 283,000 të vdekur sipas Universitetit Johns Hopkins.

Related Posts

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të parandaluar një valë të tretë të COVID-19
Bota

Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me COVID në Britani

18/01/2021 , 19:36
Mbi 8 mijë raste me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit, shënohen 377 viktima
Bota

Mbi 8 mijë raste me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit, shënohen 377 viktima

18/01/2021 , 19:14
“E di që do të vdes”/ Historia prekëse e emigrantit nga…
Bota

“E di që do të vdes”/ Historia prekëse e emigrantit nga…

18/01/2021 , 19:12

Recent Posts

  • Presidenti Meta lutet në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë: Shërim të shpejtë të gjithë shqiptarëve të prekur nga COVID-19
  • Ministrja e Arsimit takim me rektorët e universiteteve
  • Balluku: Strukturat në gatishmëri, në Valbonë rikthehet energjia elektrike
  • Marrëveshja me Pfizer/ Kuvendi miraton tre aktet normative, i hapet rruga ardhjes së mbi 10 mijë dozave të vaksinës
  • Bëri vaksinën Pfizer apo ujë biologjik?! Rama: Do ua vërtetoj kur të marr dozën e dytë!

Kategorite

  • Aktualitet (1,150)
  • Bota (1,272)
  • Ekonomi (192)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (89)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (196)
  • Kronike (282)
  • Kulture (45)
  • LAJMI I FUNDIT (57)
  • Lifestyle (459)
  • MEMORIE (13)
  • Moti (91)
  • OPINION (36)
  • Pinknews (634)
  • Politike (356)
  • Rajon (114)
  • REAGIM (76)
  • Shendeti (302)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (27)
  • Sociale (55)
  • Sport (284)
  • Videonews (274)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!