Sport

Gatuzo pranon ofertë nga Arabia Saudite

Xhenaro Gatuzo ka pranuar ofertën nga Arabia Saudite dhe do të jetë trajneri i skuadrës së Al Hilal.Trajneri italian ka pasur diskutime në ditët e fundit me vetë kryeministrin e Arabisë i cili i ka ofruar mnundësinë që të zgjedhë një skuadër që do të drejtojë, duke qenë se aksionet janë në pronësi të fondit publik.Si duket Gatuzo e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ka vendosur të drejtojë Al Hilalin. Së fundmi, klubi ka afruar në skuadër mbrojtësin Kalidu Kulibali dhe sulmuesin Ruben Neves nga Uolvesi. Megjithatë, merkatoja ende nuk është mbyllur dhe me emërimin e Gatuzos në krye të stolit, pritet që shumë emra të tjerë nga Europa të tundohen.

TRENDING

Exit mobile version