Rajon

Gauleiter okupator/ Vuçiç për zgjedhjet në Veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në katër komunat në veri të Kosovës, dolën në zgjedhje vetëm pak serbë dhe se kjo tregon që serbët “nuk do t’i shërbejnë interesave të të tjerëve”.

Vuçiç gjithashtu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “gauleiter”, term ky që përdorej për ta përshkruar një udhëheqës të lartë në Gjermaninë naziste.

“U mbajtën zgjedhjet për gauleiterin okupator në veri të Kosovës, ku synojnë të vendosin një qeveri me 3.5 përqind. Ata kërkuan pëlqimin tonë për të gjitha këto. Me krenari mund të them se dje në zgjedhje dolën vetëm pak serbë në të katër komunat së bashku. Ata nukdëgjuan askënd tjetër dhe nuk do t’i shërbejnë interesave të të tjerëve. Ata duan paqe me të gjithë, t’i respektojnë të gjithë, por mbi të gjitha të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, tha Vuçiç

Duke u shprehur i kënaqur me bojkotimin, Vuçiç tha edhe se serbën “dinë të reagojnë”.

“Nuk është se ata që shtypin janë më të dobët, por nuk e kuptojnë se kur një serbi i ka ardhur ku nuk mban më, nuk ka kthim prapa”, tha Vuçiç

 

TRENDING

Exit mobile version