Katёr vite mё parё nuk e mendoja kurrё qё njё ditё do tё bёhesha aktiviste pёr tё drejtat e komunitetit LGBT. Në moshën 7-vjecare fillova të kuptoja që kishte diçka ndryshe në mënyrën si perceptoja marrëdhëniet me femrat.
Më pëlqente të kaloja kohën me vajza më të mëdhaja në moshë, ndjeja emocion sa herë ndonjëra prej tyre më kushtonte vëmendje duke qenë se isha një camarroke e vockël që i sillej gjithë kohën nëpër këmbë.
Gjithësesi në atë moshë nuk arrija të kuptoja domethënien e ndjesive që provoja. Gjatë adoleshencёs kur vajzat e tjera flisnin rreth djemve dhe ëndrrave të tyre për princin e kaltër unë i hidhja sytё fshehurazi ndonjё femre tёrheqёse dhe nuk flisja me askënd për atë çka ndjeja.
Ndryshe nga vitet e fëmijërisë kur nuk mund t’i jepja formë ose emër asaj ç’ka ndjeja sa herë isha pranë një femre që më pëlqente, në moshën e adoleshencës u ndërgjegjësova qё shoqёria kishte menduar t’i jepte njё emёr këtyre ndjenjave qё unё isha pёrpjekur ti kuptoja për vite me rradhë.
Kuptova qё njerёzit qё ndjejnё tërheqje sentimentale ose seksuale pёr dikё tё seksit tё njёjtё perceptohen si tё sёmurё dhe sёmundja e tyre quhet homoseksualizёm. Një sёmundje e turpshme dhe mbi tё gjitha personi i infektuar prej saj duhet tё vuajë fatin e tij nё heshtje, pёrndryshe tё tjerёt do marrin masa duke e izloluar, dënuar, pёrçmuar ose kuruar nga kjo sёmundje.
E trembur nga ky fakt mёsova tё heshtja dhe fillova tё mendoja qё isha e vetme. Vite mё vonё kuptova qё gjatё kёsaj moshe shumё nga ne mendojnë qё janë të vetmit dhe kjo nuk kishte qenё vetёm tragjedia ime, por tragjedia e njё komuniteti tё tёrё. Për herë të parë vendosa të flisja me mikun tim tё ngushtё, gjatё vitit tё tretё tё gjimnazit. Me tё kaloja pjesёn mё tё madhe tё pasditeve dhe flisnim pёr gjithçka, një pjesë të madhe të kohës dhe për vajzat.
Kisha kohё qё doja t’i tregoja por mё stepte gjithmonё frika qё mund ta humbisja pasi të njihte tё vёrtetёn. Reagimin e tij e kujtoj gjithmonё duke qeshur. Mё dёgjoi me vёmёndje dhe mё tha qё e kishte ditur gjithmonё qё mua mё pёlqenin femrat, thjesht kishte pritur qё unё tё ndjehesha gati pёr t’ia thёnё. Nё atë moment mu duk sikur lashё pas njё peshё tё madhe, sikur zgidha njё nyje të lidhur në grykë. Njё ndjesi tё tillё do ta rijetoja vetёm vite mё pas, kur prindёrit e mi morёn vesh rreth ndjenjave tё mia pёr femrat. Siç e pёrmenda dhe mё lart, dhe pse e jetoja lirshëm orientimin tim seksual nuk kisha menduar kurrё qё njё ditё do sfidoja frikёn e tё dalurit hapur në familje dhe publikisht, e aq me pak mendoja qё do tё pёrfshihesha nё aktivizёm. I trembesha gjithmonё faktit qё nёse familja do ta merrtё vesh tё fshehtёn time do mё braktisnin, pёrçmonin, nuk do mё donin mё si mё parё. E dija qё do ta pёrjetonin si zhgёnjimin dhe turpin mё tё madh atё çka pёr mua ishte ndjenja më e natyrshme dhe e mundshme. Ky mendim më krijonte një ngërç në kraharor dhe kokë sa herë mendoja të ndërmerrja atë hap.
Nё kёtё periudhё u njoha me Mindin dhe Melisёn njё çift lesbikesh amerikane qё jetonin nё Shqipёri bashkё me djalin e tyre 4 vjeçar, prej 2 vjetësh. Mindi kishte njё pёrvojё 14 vjeçare pune me komunitetin LGBT nё Amerikё. Duke qёnё se nё ato vite nuk kishte asnjё organizim nё lidhje me çёshtjet LGBT nё Shqipёri, filluam tё diskutonim rreth mundёsisё sё zhvillimit tё disa aktiviteteve qё do ndihmonin pjestarё tё komunitetit tё mblidheshin dhe tё diskutonin rreth problemeve tё tyre.
Bashkё me njё grup tё vogёl vajzash nga komuniteti dhe dy miqtë tanё qё kishin drejtuar njё nga organizatat e para LGBT nё Shqipёri mblidheshim çdo javё nё shtёpinё e Mindit dhe Melisёs, ku dhe vendosёm tё hapnim njё grup në facebook të cilin e quajtёm “Aleanca Kundёr Diskriminimit LGBT”. Atёherё, asnjёri prej nesh nuk mendoi qё jetёt tona dhe tё shumё personave tё tjerё do tё merrnin njё tjetёr drejtim me nisjen e kёtij grupi. Pjesa mё e madhe prej nesh nuk kishin eksperiencё nё aktivizёm, ishim thjesht njё grup tё rinjsh qё donim tё thyenim burgun e frikёs, nё tё cilin kishim jetuar prej vitesh dhe tё ndryshonim realitetin nё tё cilin jetonim.
Donim t’i jepnim fund frikёs, vetmisё dhe izolimit qё ne dhe shumё tё tjerё si ne vuanin çdo ditë. Nё bashkёpunim me organizatёn e grave “Qёndra nё Dobi tё Gruas” filluam tё zhvillonim nё ambjentet e tyre grupe diskutimi dhe festa qё ndihmonin komunitetin tё kishtё njё vend, nё tё cilin tё ndjeheshin tё lirё pёr tё qenё vetvetja, tё paktёn dy orё nё javё. Bashkё me gocat dhe çunat e guximshёm tё Aleancёs LGBT pёrgatisnim postera rreth homofobisё në format A4 dhe i shpёrndanim rrugëve të Tiranёs, gjatё natës, nga frika e ndonjë sulmi. Pas aksionit tё parё tё posterave kuptova se çdo tё thotё tё kesh njё qёllim nё jetё, i cili shkon pёrtej teje dhe frikёs tёnde.
Filluam tё jepnim intervista me fytyrё tё mbuluar nё median televizive dhe tё shkruar. Në shkurt të 2010 së bashku me Mindin dhe një aktiviste tjetër të Aleancës morëm pjesë në një emision që titullohej “Kur femrat dashurojnë femra”. Ramë dakord me drejtuesit e emisionit që intervistën ta jepnim me fytyrë të mbuluar dhe zëri do të na ndryshohej. Zërin nuk na e ndryshuan gjatë emisionit dhe ishim lehtësisht të identifikueshme për personat që na njihnin. Ishte pikërisht ky momenti kur prindërit e mi zbuluan tё vёrtetёn tё cilёn u mbaja tё fshehur.
Ne atë moment për mua morën fund gënjeshtrat dhe përsiatjet e një jete të dyfishtë, ndërsa ata zbuluan një të vërtetë të cilën ndonjëherë mendoj që nuk do kishin dashur ta zbulonin kurrë. Ditët dhe muajt në vazhdim ishin të vështirë për secilin prej nesh. E vetmja gjë që më lumturonte ishte fakti që frika ime më e madhe, humbja e dashurisë së tyre, nuk u konkretizua kurrë. Mësuam të bashkëjetojmë me ndryshimet e njëri tjetrit, edhe pse e di që për ato nuk ishte dhe nuk është aspak e lehtë përballja me realitetin në të cilin u duhet të jetojnë. Në momentin që bëra “coming out” në publik, në mars të këtij viti, në front të parë të betejës time nuk u gjenda më vetëm unë por dhe familja ime. Ata për mua janë heronj që në heshtje, përmes dashurisë, përkushtimit dhe forcës së tyre më kanë dhënë mua forcën për të përballur sfidat e këtyre viteve, për të ndryshuar realitetin për personat si unë dhe familjet tona.