Aktualitet

Gazetari- Berishës: Si do t’ua shpjegosh amerikanëve që pret rikthimin e Trump

Analisti Lorenc Vangjeli është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha në emisionin “çim Peka Live”. Teksa Berisha fliste për diktaturë dhe regjime, Vangjeli i kujtoi atij marrëdhëniet me amerikanët. “Doktor të rikthehemi në qërshorine 1991. Pas zotit Xhejms Bejker ju ishit personazhi qendror në atë shesh ku ishin dhjetëra mijëra shqiptarë. Një pyetje. Si mund t’ia shpjegonit zotit Xhejms Bejker që pavarësisht se në dorë keni stilolapsin e çimit, në xhep keni ende stilografin e Xhorxh Bushit të vjetër dhe keni parë sesi ka ardhur dhe ka ikur dy herë Bill Klinton. Sesi ka ikur i biri i Xhorxh Bushit. Ju keni parë gjithashtu Obamën dy mandate. Pas Obamës erdhi Tramp. Ai iku por ju mbetët dhe shpresoni tani që të ikë Bajden dhe të vijë Tramp” – tha Vangjeli. Por Berisha replikoi duke u shprehur se rikthimet janë ekzotike.

TRENDING

Exit mobile version