Aktualitet

Gazetari tregon ku u ndez ‘drita e kuqe’ për Jamarbër Malltezin

Gazetari Adriatik Doçi ka sjellë në vëmendje historinë e privatizimit të ish- klubit Partizani, duke theksuar se prona që është përfituar për ndërtim është dëmshpëblyer nga autoritetet italiane para lufte. Për herë të parë Doçi publikoi se në vitin 2021, në Gjermani ka patur një hetim, lidhur me transaksionet e zotit Malltezi. “Në 2021 në Gjermani ka pasur hetim për transaksione që kryente Jamarbëri dhe atje është ndezur “drita e kuqe” sepse Jamarbër Maltezi i ka kaluar të bijës 320 mijë euro në llogari bankare dhe institucionet i kanë kërkuar llogari.  Vlera e investimit që u deklarua nga vajza ishte problemi. Ajo tha 55 milion euro. Pyetja gjermane iahte ku i keni gjetur 55 milion euro kur keni vetëm një kredi prej 1 milion euro?”, tha Doçi. Sipas tij, në rastin e kësaj dosje prokuroria ka ndjekur paranë. “Është dosja e dytë e kopsitur pas dosjes së Arben Ahmetajt dhe është dosje ‘ala FBI’, sepse është ndjekur vetëm paraja. Ka fakte, ka episode korrupsioni dhe pastrim parash. Jamarbër Malltezi është ish- pronar pretendent i 113 m2 tokë. Të gjitha pronat kufitare janë dëmshpërblyer.  Pikërisht kjo pronë nuk rezulton të ketë dokumente. Ka dyshime të forta ose dokumentet nuk gjenden në Arkivën e Shtetit, e cila është drejtuar nga i ati i Jamarbër Malltezit. Shumicat e parave janë kaluar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, duke i kaluar në shuma nën 10 mijë euro dhe raportet janë mbyllur sikur çdo gjë ka qenë në rregull. Vjehrri i tij për të tjetërsuar këtë pronë ka miratuar dy ligje të veçanta ka ndryshuar 8 VKM ku njëri prej tyre është ai për sportin dhe në 2008-tën Berisha ndryshoi ligjin e 2005-ës”. Për këtë është ndryshuar edhe ligji, i cili ndalonte privatizimin e objekteve socialkulturore.”, tha Doçi.

TRENDING

Exit mobile version