Politike

Gazetari zbulon EMRIN: Ja kush ka shanse për t’u bërë “kryeministre teknike”

Gazetari Denis Dyrnjaja analizoi situatën brenda Partisë Demokratike.

Dyrnjaja tha se Jorida Tabaku mund të jetë faktor politik për mënyrën si po sillet me dy pjesët e PD dhe ka shanse të jetë kryeministre e një qeverie teknike.

“Zonja Tabaku mund të jetë një faktor politik, me mënyrën si po sillet mund të bëhet kryeministre e një qeveria teknike. Me distancimin që po mban me palët brenda opozitës dhe mënyrën si mazhoranca po e trajton”, tha Dyrnjaja.

Sipas tij, Lulzim Basha nuk është faktor politik dhe nuk është çudi nëse bashkohet edhe ai me grupin e Berishë, pas ndryshimeve të ndodhura sot me rikthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.

“Lulzim Basha ka bërë një rrugëtim politik të dhuruar nga Sali Berisha. Kam frikë se me gjithë këto ngjarje që po ndodhin sot, me rifutjen e Berishës në grupin e PD, në krahun tjetër paniku për largimin e njerëzve është i dukshëm, kam frikë se edhe Basha mund të shkojë te ky grupi i Berishës. S’e di pse më duket një aleancë e fshehtë edhe në largësi mes Bashës dhe Berishës, kam frikë se telat janë bashkuar diku. Rruga e vetme që kjo lloj opozite e përçarë të kalojë është të bashkohet dhe t’i qëndrojë Ramës përballë. Ata të dy (Berisha-Basha) dashurohen nga së largu, edhe Berisha Bashën edhe Basha Berishën, këtë e kam bindje, që ata vdesin për njëri-tjetrin është e padiskutueshme”, u shpreh ai.

TRENDING

Exit mobile version