Pinknews

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari bën deklaratën e fortë: Vajzat shqiptare janë më të hapura, ndërsa djemtë më të prapambetur!

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari shprehet se shpesh e gjykojnë se pse del gjithmonë kundër.

E ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo tha se nuk është kundër, por thjesht shpreh mendimin e saj.

“Ne shqiptarët bëhemi si gjykatës të moralit, ti tani duhet të ulet të mendosh të reflektosh. Të gjithë jemi në presion në rrjetet sociale, mendojnë se ti ke të drejtën e të shprehurit lirë, tjetri jo.

Mua njerëzit më thonë: ‘Po ti pse je gjithmonë kundër’. Unë nuk jam kundër, unë jam mendimin tim. Unë nuk flas kur nuk kam argumenta por një çështje, flas kur e di mirë një çështje”, tha Zhaklina.

Më tej, ajo theksoi se vajzat dhe gratë shqiptare janë më të hapura, ndërsa djemtë janë më të prapambetur.

“Vajzat dhe gratë shqiptare janë më të hapura, ndërsa djemtë janë më të prapambetur. Burrat nuk janë në minoritet, nuk janë të dhunuar nga gratë. Gratë nuk e kanë pushtetin, nuk janë të punësuar në tregun e punës, në vendimmarrje.”, shtoi gazetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version