Kronike

Gazetarja: Erzen Breçani ka pranuar të flasë, ka fakte të rënda për prokurorë dhe gazetarë që paguhen nga krimi

Gazetarja Anduena Llabani tha se pas datës 22 dhjetor do dalin emra drejtuesish të Policisë së Shtetit që janë përfshirë në komunikimet e aplikacionit SKY. Llabani tha se Erzen Breçani ka pranuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di.  Llabani tha se në listën e personave që kanë pasur komunikime në SKY janë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve.

“Çudia më e madhe është që ti shikon njerëz në kupolën e Policisë, që kanë qenë pjesë e komunikimeve në SKY, që janë shumë të qetë. Çfarë presin këta?! A është ky një teatër, apo do e lëmë në ndërgjegjen e këtyre që të japin dorëheqjen?! Jam kurioze të di nëse vizita e z.Balla në Angli dhe deklaratat që ai bën përtej kufirit kanë lidhje me atë që do ndodhë shumë shpejt në Shqipëri.

Mbas datës 22 Metamorfoza do të ketë një tjetër konkluzion, që do bëhet publike. Janë përftuar të dhëna shokuese për Policinë e Shtetit. Pas datës 22 do dalin emra drejtuesish të lartë të Policisë. Në këtë listë do jenë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ata i dinë, ne na vijnë në mënyrë të tërthortë informacionet.

Dy- tre emra i dimë, por për arsye etike s’mund t’i themi. SPAK-u dhe BKH-ja janë duke punuar të vetëm në këtë histori. SHIK-u s’ka deleguar asnjë informacion në lidhje me çështjet në fjalë, edhe kur u arrestua Nuredin Dumani, ku kishte një kërkesë për dhënie informacione nga SHISH për individë të inkriminuar. Kishte informacione që SHISH-i s’i ka dërguar. Dumani është çelësi anglez, që ka zbërthyer shumë kode në Sky enkro.

Kanë dalë të dhëna shokuese për prokurorët. Nuk është vetëm Nuredin Dumani, edhe Erzen Breçani është treguar bashkëpunëtor, ka pranuar të flasë, madje duke kërkuar edhe mbrojtje. Janë disa emra gazetarësh të kronikës. Janë emra që janë përfituar në komunikime kryesisht të grupeve kriminale në Durrës, Shijak dhe Vlorë. Kjo sindikatë nuk mund të jetë kurrsesi pa median.

Gazetarët janë paguar për shërbimin që janë kryer. Ne e dimë që shërbimi ynë është të informojmë publikun, jo të ndërtojmë skema se nuk janë këta autorët, por janë të tjerët. Nuk jemi të gjithë njësoj, ka gazetarë që punojnë për një mision të caktuar, dhe gazetarë që s’kanë kufij. Në këtë listë gazetarësh, janë edhe gazetarë që trajnohen nga Ambasada amerikane”, tha ajo.

Llabani tha se flitet edhe për politikanë të cilët kanë porositur vrasje, apo që kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit.

“Në disa komunikime kemi z.Breçani që orienton djalin e tij të qëndrojë larg personave që kanë para dhe kanë trafiqe në dorë. Nuredin Dumani ka pasur një platformë tjetër, e quajtur Matrix, ku është edhe një grup më i ngushtë i shqiptarëve që kanë përdorur këtë lloj aplikacioni. Flitet që ka edhe politikanë që kanë urdhëruar vrasje të personazheve të botës së krimit, si dhe kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit. Do dalin perla të tjera nga kjo gjë.

Duke u gjendur në këto kushte, përballë një dëshmitari kyç i Nuredin Dumani, Z. Breçani s’ka pasur zgjidhje tjetër dhe ka kërkuar të flasë dhe ka pranuar që të jetë pjesë e zbërthimit të çështjes. SPAK-ut i janë lidhur duart dhe do t’i shkojë hetimit deri në fund. Paralel me Shqipërinë do të ketë hetime edhe në vende të tjera të BE-së”, u shpreh ajo.

TRENDING

Exit mobile version