Ka bërë jo pak bujë në media lajmi se Bearti dhe Tea kishin krijuar një lidhje jashtë emisionit “PërPuthen”, ndërsa Tea doli çift nga programi me Andin.
Ka patur reagime nga të tre ish-konkurrentët, por ende nuk dihet me detaje se si është historia dhe qëllimi se pse Tea dhe Andi e fshehën këtë dhe vijuan lojën në program.
Ndërkohë, e ftuar sonte në “PërPuthen”, gazetarja Fatma Haxhialiu tha se fotot e Teas dhe Beartit janë publikuar nga një gazetë kosovare, që është në pronësi të mamasë së Beartit.
‘Të parët që i kanë nxjerrë ka qenë një gazet kosovare që e ka e ëma e Beartit. Pra ato janë foto që janë nxjerrë nga vetë ata. Tea asnjëherë nuk ka dalë jashtë kontrollit, është një vajzë e mirë kontrolluar e mbajti loje nderi aty, doli e nderuar e respektuar. Do rrinin dhe tre muaj bashkë dhe do thoshte nuk eci, pra nuk besoj që e ka lejuar Tea atë, ose ka një ngërç mes tyre”, tha ajo.