Pinknews

Genta Ismajli publikon fotot me partnerin turk, atmosferë e ngrohtë me alkool dhe filma në sfond

Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur, Genta Ismajli zbuloi se është në lidhje dashurie me partnerin turk, Huseyin Usta. Përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale apo edhe në intervistat që kanë dhënë, ata të dy kanë zbuluar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Gjithashtu Genta dhe Usta kanë treguar se kanë nisur bashkëjetesën. E teksa jemi në prag të festave të fundvitit, dyshja ka vendosur që të rregullojë ambientin e shtëpisë.

Këngëtarja e njohur ka ndarë në “Instastory” një fotografi ku tregon një imazh nga shtëpia e tyre. aty dallohet pema e festave e dekoruar me topat vezullues.

Gjithashtu vihet re se çifti i njohur e ka shijuar këtë atmosferë të ngrohtë me alkool dhe filma në sfond.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version