Pinknews

George Clooney pëson ndryshimin drastik, humbi 11 kg dhe përfundon në spital (Foto)

George Clooney ka treguar se roli i tij i fundit e ka bërë atë për spital. Aktorit fitues të ‘Oscar’ iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor, pasi humbi 11 kilogramë për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në “The Midnight Sky”.

“Po përpiqesha të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha aq sa duhet për veten time”, tha 59 vjeçari.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital katër ditë para se të fillonte xhirimet në filmin e Netflix, George kishte edhe disa probleme me pankreasin.

 


Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën e tij, megjithatë aktori u nxor nga spitali brenda disa ditësh.

Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që aktori i suksesshëm pësoi për rolin.

“Unë bëra po ashtu një mjekër të madhe dhe djali im e donte atë. George është i martuar me gruan Amal që nga viti 2014 dhe çifti kanë bashkë binjakët: Ella dhe Alexander, tre vjeç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version