Politike

Gërdeci, Fatmir Mediu: Akuzat ndaj meje, qesharake. Ç’lidhje kam unë

Pardje në ambientet e Gjykatës së Posaçme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku dëshmoi edhe ish- ministri Fatmir Mediu.

Për të folur për këtë çështje Mediu ishte ftuar në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News.

Ai u pyet nga moderatorja në lidhje me anën disi qesharake të procesit, ku sipas SPAK ai në 2008 ka shkelur një ligj që ka hyrë në fuqi në 2009.

Nuk është çështje SPAK-u, sepse SPAK-u ka marrë dosjen e prokurorisë së asaj kohe. Prokuroria e asaj kohe, kur unë kam dhënë dorëheqjen, për interesa nga më të ndryshmet (sepse ishim para zgjedhjesh) është përpjekur të devijojë hetimin, duke nxitur idenë që nuk janë pyetur ushtarakët, që është gjëja më absurde. Sepse çdo shkrese që ka ardhur te ministri, çdo shënim është drejtuar te autoritet civile dhe ushtarake më të larta.

Kjo çështje tregon mungesën e thellimit sepse Marrëveshja e Stabilizim Asocimit hyn në fuqi në vitin 2009. Këta mendojnë se kur miratohet një ligj ai hyn automatikisht në fuqi. Në marrëveshjet ndërkombëtare kanë afatet e veta, sepse hyn në fuqi kur vendi i fundit e miraton dhe vendi i fundit që ka miratuar këtë marrëveshje është Greqia.

Ka dhe disa gjera të tjera, njëra është për shembull që kompania nuk ka pasur leje mjedisi, nuk ka pasur certifikatë konformiteti, apo që nuk ka qenë e regjistruar në tatime. Por ç’lidhje ka ministri me këto? Apo që ministri nuk ka zgjedhur kompaninë, asnjëherë ministri nuk zgjedh kompaninë, VKM ka përcaktuar procedurën se si zgjidhet kompania”, tha Mediu.

TRENDING

Exit mobile version