Aktualitet

Gërdeci, SPAK kërkon dëshmitarë Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në procesin ndaj Mediut

SPAK i ka kërkuar Gjykatës të thirren si dëshmitarë në procesin e Fatmir Mediut në lidhje me “Gerdecin”, Aldo Bumcin dhe Shkëlzen Berishën. Ministria e Drejtësisë, me ministër asokohe, Aldo Bumçin ka qenë një nga organet kompetente për të gjithë praktikën e ndërtimit të fabrikës së armëve. Në një shkresë, e cila tanimë është bërë publike nga kjo Ministri ka pasur edhe një shënim për Shkëlzen Berishën. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes. Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Përveç Bumçit dhe Berishës, SPAK ka kërkuar edhe 50 dëshmitarë të tjerë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30. Kujtojmë që për Mediun tanimë ka nisur gjykimi i zakonshëm, pasi Prokuroria pranoi kërkesën e tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

Gazeta Tema

TRENDING

Exit mobile version