Pinknews

Gerti zbulon se çfarë i tha e ëma për Luizin, nxënësin e saj: Vetë…

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Gerti Koxha ka rrëfyer në emisionin “S’e Luan Topi” se çfarë i tha e ëma për Luizin që e kishte nxënës në fillore.

Ai shprehet se e ëma e tij ka pasur shumë shoqe nënën e Luizit dhe se vjen nga një familje shumë e mirë shkodrane.

Erjona Rusi: Mami çfarë tha, pasi kishte dëgjuar rrëfimin e Luizit sepse e ka përshkruar si një grua shumë të bukur, mes të tjerash.

Gerti: E vërtetë, nuk ka rrejt asnjë gjë, por besoj se është prekur se edhe mamin e Luizit, mami e kishte patur shumë shoqe. Luizi vjen nga një familje shumë e respektuar në Shkodër, shumë familje e dashur. Vetë prej mbiemrit Ejlli, domethënë engjëll në dialektin gegë dhe nuk është se i ka mbetur kot ai mbiemër, është shumë familje e dashur dhe e respektuar. Sidomos edhe babi ka jetuar në lagjen “Serreqi” që quhet tek kisha e madhe aty që është rritur pak a shumë dhe Luizi, megjithëse nuk e njihte personalisht, por ka shumë pika që përputhen me jetën time dhe atij, kështu që prandaj është dhe ky respekti ekstra që kam për Luizin.

TRENDING

Exit mobile version