Pinknews

Gigi Hadid nxjerr në pah linjat e saj perfekte, pas lindjes së vajzës.

Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë në fund të Shtatorit. Lajmin e bëri me dije vetë modelja dhe partneri i saj Zayn Malik përmes një postimi në rrjete sociale. “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Sa shumë dashuri”, shkroi Gigi në Instagram.

Modelja 25-vjeçare ndau disa fotografi në rrjete sociale teksa përcolli një mesazh dhe për ndjekësit e saj.

Gigi pozon para pasqyrën e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet “Voto”, duke treguar kështu se është më në formë se kurrë më parë. Ajo inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale,  për një Amerikë që dua të shikojë, por jo vetëm ne – për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb të unifikuar, empatik, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur.”, shkruan ndër të tjera Gigi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version