Rajon

Gjarpri tregon dhëmbët, në Beograd bien këmbanat

Eshtë shfaqur drama e radhës në Beograd, ndërsa Vuçiç është shfaqur me “plan veprimi ndaj presionit që po i bëhet për Kosovën dhe Republika Srpska”

Presidenti i Serbisë ka pritur dje në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill me të cilën ka thënë se ka pasur një bisedë përmbajtësore dhe të hapur.

Po ashtu Vuçic në profilin e tij në Instagram ka njoftuar se kanë folur edhe për vazhdimin e dialogut me Kosovën, situatën në rajon, ngjarjet aktuale gjeopolitike dhe bashkëpunimin bilateral mes vendit të tij dhe SHBA-së.

“Përsërita pozicionin konsistent të Serbisë e cila po vazhdon të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e banorëve serb në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare”- ka shkruar Vuçiç.

Sot mediat në Serbi kanë njoftuar se Qeveria e Serbisë do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të marrë pjesë edhe Presidenti Vuçiç, Kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiç, ministra, si dhe njerëzit kyç nga sektori I sigurisë, ushtrisë dhe policisë.

“Në këtë takim në format më të gjerë, do të shqyrtohet plani aksional, respektivisht përgjigja e e shtetit ndaj situatës që ka kulmuar me presionet ndaj Beogradit kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Republika Srpska’n” – u deklarua nga presidenca

TRENDING

Exit mobile version