Kronike

13 makina përplasen në Rrugën e Kombit, dy të lënduar! Shkak mjegulla

13 automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për viktima. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla dhe prezenca e ngricës.  Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokuar për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.

Lajmi ne perditesim

Një aksident me 13 automjete të përfshira ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm 2 persona të lënduar. Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike. Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokuar për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.

TRENDING

Exit mobile version