Lifestyle

Gjen çantën plot me franga në Zvicër – Shqiptari surprizon me veprimin e tij

Gazetat zvicerane e kanë vendosur sot në ballinat e tyre gjestin e mirw të një shqiptari nga Kosova. Eduard Latifi gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premten e kaluar.

Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël në Arbon të “Premten e Zezë” kur para një dyqani vërejti një çantë me ngjyrë të kuqe.

“Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimtë. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të.

Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte në të njëjtin vend. Më pas u nisa në Polici dhe e dorëzova çantën”, ka thënë shqiptari.

Latifi, që bëri gjestin shembullor ka njoftuar se pronarja e çantës i kishte lënë 100 franga bakshish për këtë gjest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version