Kronike

Gjenden koka e një njeriu të groposur në afërsi të fshatit Xarrë

Policia ka zbuluar pjesë trupi njeriu, në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol. Trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht. Burime bëjnë me dije se dyshimet kryesore se mund të kemi të bëjmë me pjesë trupi të Fatmir Sulovarit apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023. Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit. Ka qenë një informacion i marrë nga Policia ajo që bëri të mundur zbulimin e kokës së groposur. Policia ka rrethuar zonën dhe ditën e nesërme pritet të rifillojnë përsëri kërkimet. Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë. Lajmi ne perditesim…

TRENDING

Exit mobile version