04/06/2021 , 14:51

Gjenden turistët që u zhdukën mbrëmjen e djeshme, teksa po eksploronin Valbonën dhe Thethin

Turistët nga Suedia dhe Rusia humbën kontaktet me familjarët, një natë më parë, kur po ecnin në këmbë nga Valbona drejt Thethit.

Policia e Tropojës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka nisur kërkimet në këmbë, për shkak të terrenit të vështirë. Pjesë e operacionit kërkimor u bënë dhe alpinistët vendas.

Ndërkohë, mesditën e sotme, policia njofton se ka bërë të mundur gjetjen e 2 shtetasve të huaj. Ata ndodheshin në vendin e quajtur “Lugu i Valit”, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen me punonjësit e rendit, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre, lajmëron policia.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin