Gjendet trupi i pajetë i ish-ministrit grek të Rendit, Sifis Valirakis. Kufoma e tij u gjet në ujrat e gjirit të Evisë pak çaste më parë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, 78-vjeçari u gjet pa jetë vetëm pak milje larg anijes së tij.
Ish-ministri kishte shkuar për të pushuarnë vilën e tij në Eretria, dhe gjatë kësaj kohë kishte vendosur që të bënte një udhëtim me varkë. Pasi kaluan disa orë, bashkëshortja e tij u shqetësua dhe njoftoi menjëherë Policinë se ai nuk ishte kthyer nga udhëtimi.
Pas dhënies së njoftimin, menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e tij, në të cilat u përfshinë Policia, peshkarexha, helikopterë dhe Rojet Bregdetare. Fillimisht u gjet varka e tij, dhe më pas trupi i pajetë i ministrit. Nuk dihet ende çfarë ka shkaktuar vdekjen e tij, ndërkohë që hetimet kanë nisur nga autoritetet vendase.
Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.
Ish-ministri grek, Sifi Valyrakis i cili dje humbi jetën pasi po peshkonte në ishullin e qetë Eretria ka dhe një të kaluar të dhimbshme, një pjesë të të cilës të lidhur edhe me Shqipërinë.
Valyrakis gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.
Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Ai u dënua me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit.
Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.
”Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”- ka rrëfyer më parë Sifi Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme.
Nga ana tjetër sipas mediave greke, një version tjetër vjen nga Shqipëria, ku Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të juntës greke, dhe e dënoi, por ishte kryeministri Andreas Papandreou që ndërhyu me kinezët dhe lëvizjen maoiste që ndërhynë tek shqiptarët që Valyrakis të lirohej.