Gjendet mesazhi i hedhur në oqean nga një 12-vjeçare një ditë para se të fundosej

SHBA– Një mesazh në një shishe të hedhur në dukje nga kuverta e Titanikut disa orë para se të fundosej në fund të oqeanit i ka lënë ekspertët të hutuar.

Shënimi intrigues mban datën 13 Prill 1912 dhe mban emrin e 12-vjeçares, Mathilde Lefebvre, e cila ishte një pasagjere i klasit të tretë në anijen fatkeqe.

 “Unë jam duke e hedhur këtë shishe në det në mes të Atlantikut. Ne do të arrijmë në Nju Jork për disa ditë. Nëse dikush e gjen, tregojini familjes Lefebvre në Liévin.”– shkruhej në letër.

Sipas The Sun, Mathilde, tre nga vëllezërit e motrat e saj dhe nëna e tyre, Marie, nuk u panë kurrë më, por 105 vjet më vonë, një shënim i nënshkruar nga Mathilde u gjet i larë në një plazh kanadez.

Pak para mesnatës së ditës tjetër anija “e pa fundosur” do të godiste një ajsberg, duke shkaktuar tragjedinë më të madhe të historisë duke vrarë më shumë se 1,500 persona nga ata që ishin në bord.

Shishja mund të jetë artefakti i parë i Titanikut i gjetur në bregdetin amerikan”,–  tha historiani Maxime Gohier.

Tani shkencëtarët po hetojnë dokumentin misterioz në një përpjekje për të provuar nëse është gjëja e vërtetë apo një mashtrim i hollësishëm. Nicolas Beaudry i Université du Québec à Rimouski tha se mund të jetë thjesht origjinale.

Kur Titaniku u mbyt, Mathilde, vëllezërit e motrat e saj dhe nëna e tyre ishin rrugës për në New York për t’u bashkuar me babanë Franck dhe katër vëllezërit e motrat e tjerë. Franck, një koleksionist nga Liévin në Pas-de-Calais, ishte larguar nga Franca në 1910 dhe u vendos në Mystic, Iowa.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin