Bota

Tërmeti/ Erdogan: Vetëm në Turqi, deri tani 912 viktima

TURQI– Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në kufirin e Turqisë dhe Sirisë, arrin në 1200. Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se 912 kanë vdekur në Turqi, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë raporton se atje kanë vdekur 320 njerëz. Në Turqi, Erdogan tha se numri i të plagosurve është 5,383. Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti turk ka deklaruar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për 10 provincat e prekura nga tërmeti dhe po punojnë fort për të nxjerrë njerëzit nga rrënuar.

“Tërmeti, i cili u përcaktua si qarku qendror i Pazarcikut dhe sipas vlerësimit të fundit ishte 7.7 ballë, është ndjerë në një zonë të gjerë. Tërmeti, thellësia e të cilit u përcaktua në 7 kilometra, shkaktoi shkatërrime në provincat Kahramanmaraş, si dhe në provincat Hatay, Gaziantep, Kilis, Osmaniye, Adıyaman, Diyarbakır, Şanlıurfa dhe Adana. Ndonëse ka dëme të vogla në provincat e tjera pranë qendrës së tërmetit, mësohet se këtu është përjetuar shkatërrimi kryesor, ndërsa në Siri janë përjetuar shkatërrime të rënda. Shteti ynë ka marrë masa me të gjitha institucionet e tij. Kryetarët e bashkive kanë mobilizuar të gjitha mundësitë në provincat e tyre, 10 guvernatorë të tjerë janë caktuar në 10 provincat tona të prekura nga tërmeti për të punuar me ta. Deri më tani kanë humbur jetën 912 qytetarë tanë. 2 mijë e 470 persona u shpëtuan. Numri i ndërtesave të gjetura të shkatërruara është 2818. ”, tha Erdogan.

TRENDING

Exit mobile version