Kosova

Gjenocid serb dhe Vuçiç UJKU që shpërndan mjegull

Janë disa gjëra që janë të lidhura ngushtë në shkak dhe pasojë dhe që varen nga njëra-tjetra – Krimet e luftës, gjenocidi, vdekja e vetes dhe e popujve të tjerë, varfëria, korrupsioni i thellë, pasoja dekadash për cilësinë e jetës dhe brezave që janë edhe jashtë sferës së vendimmarrjes gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë, dhe në vitet pas në Serbi.

Sipas Snezana Csongradin, nga Fakulteti Filozofik në universitetin e Beogradit, “Kjo është një barrë më e madhe se shthurja kriminale e luftës e elitës politike që sundon Serbinë për gati 35 vjet.Po tani, tridhje e pesë vjet më vonë. Shumica e qytetarëve të Serbisë e shohin si një lloj padrejtësie që iu është bërë, jo si krime që iu janë bërë përshembull boshnjakëve, teksa janë vrarë 8000 për tre ditë”

Është e lehtë për Vuçiçin dhe Daçiçin të qeverisin me kaq shumë gënjeshtra të rrënjosura dhe me injorancën e njerëzve, gjë për të cilën ata ata kanë punuar gjatë dhe me përkushtim, saqë tani mund të thonë se ishte një “krim i përmasave të mëdha” dhe jo gjenocid, edhe pse presidenti i Serbisë në kohën e gjenocidit premtoi “100 myslimanë për një serb të vrarë”.

Qytetarët e Serbisë mendojnë se gjenocidi u është atribuar, u është imponuar nga jashtë, jo nga brenda, jo nga politika e përfaqësuar nga Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç, Aleksandar Vulin dhe trungje të tjera autentike personalitetesh politike të cilët mbrojnë atë çfarë përfaqësojnë Sllobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel.

Prandaj edhe tani pas 30 vitesh ata sundojnë në mënyrë diktatoriale, vjedhin, gënjejnë, gëzojnë privilegje të bazuara në mohimin e mëkateve të tyre. Fakti që nga shumëkush, qytetarët e Serbisë identifikohen me kriminelë, është krim i rëndë, dhuratë nga Aleksandër Vuçiç.

Që gjenocidi është kthyer në shtëpi, është një fakt me të cilin jetojmë 30 vjet, teksa pyesim veten – çfarë nuk shkon në Serbi. Pranoni gjenocidin, paguani dëmshpërblimet dhe zhdukini parazitët politikë në të shkuarën.

TRENDING

Exit mobile version