Pinknews

Gjergj Leka bën deklaratën e fortë: Është e tmerrshme, artistët sot promovohen nga buzkuqi dhe jo nga talenti

Tregut muzikor çdo ditë dhe më shumë janë duke ju shtuar artistë të rinj, të cilët ndryshe nga artistët e vjetër eksperimentojnë me pamjen e tyre.

Po ndodh rëndom që në festivale dhe videoklipe të ndryshme më shumë po i kushtohet vëmendje pamjes dhe veshjes sesa këngës dhe produktit që artisti do të prezantojë për publikun.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ka qenë i ftuar kompozitori i njohur Gjergj Leka. Të gjithë e njohim Gjergjin si një artist i cili  gjithmonë flet pa dorashka dhe shpreh mendimin e tij atëhere kur shikon padrejtësi.

Edhe kësaj rradhe Gjergji ka shprehur mendimin e tij hapur në lidhje me mënyrën se si po trajtohet muzika në ditët e sotme.

Ai thotë se sot më shumë vëmendje dhe rëndësi i kushtohet bukruisë sesa këngës.

“Sot më shumë shihet bukuria. Profesionalizmi jonë është i fundit fare, sot një regjisor, një regjisore ose një producent i një spektakli të shikon më parë nga bukuria, nga veshja dhe çfarë këpucë ke veshur.

Vjen kompozitori thotë provojmë këngën dhe regjisori i thotë jo jo se më parë kemi punë të tjera. Çdo gjë fillon nga buzëkuqi që do të përdorim, modeli i flokëve  ta lacojmë njëher si figurë nëpër revista, paguhet revista dhe gazetarët dhe pastaj vjen muzika.

Dhe, kur vjen muzika aty është më e llahtarshme akoma se fillojnë të mendojnë se çfarë modeli do e bëjmë këtë artist. Ta bëjmë si Rihana apo si Gjergj Leka që nuk shkon”– thotë Gjergji.

rtv ora/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version