Bota

Gjermani – Arrestohet KANIBALI, mësues matematike…gjenden eshtrat e viktimës në pyll

Policia gjermane ditën e sotme ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka vrarë për motive seksuale dhe kanibale një person, eshtrat e të cilit u gjetën në një park në pjesën veriore të Berlinit.

Sipas BBC, ekspertët kanë zbuluar eshtrat që i përkasin një burri 44 vjeç, i cili ishte zhdukur para dy muajve. Ndërkohë qentë nuhatës i kanë çuar policët deri te dera e banesës së personit të dyshuar. Bëhet e ditur se personi i dyshuar është një burrë 41 vjeç dhe punon si mësues matematike.

Sakaq eshtrat e të dyshuarit janë gjetur tërësisht të zhveshur nga mishi dhe kishte shenja që kanë sjellë dyshime të forta se personi i zhdukur, ka qenë viktimë e një kanibali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version