NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 17:06
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 17:06
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani – Teste të shpejta kundër Covid-19 që mund të bëhen në shtëpi

by Cuci
26/01/2021 , 10:03
Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANI- Në Gjermani së shpejti mund të ketë teste të shpejta për koronavirusin në shtëpi. Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore”. Kjo do të bëjë të mundur shitjen e testeve të lehta për t’u përdorur nga individë privatë.

Testet e deritashme të shpejta të antigjenit mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë qenë gjithashtu marrës të mundshëm të këtyre testeve që nga dhjetori. Janë planifikuar procedura të reja të thjeshta, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion në këtë mënyrë. “Ne flasim shprehimisht për teste vetjake, që janë më të lehta për t’u përdorur”, – tha një zëdhënës i ministrisë.

Produktet duhet të çertifikohen dhe të japin rezultate me kuptim, por të jenë të përdorshme nga amatorë, në një mënyrë të tillë që rreziku i rezultateve të gabuara të jetë relativisht i vogël. Ende nuk ka teste të shpejta që janë të çertifikuara dhe të disponueshme në sasi të mjaftueshme për t’u kualifikuar për një rregullore të tillë.

Ende duhet të kalojnë procesin e miratimit

Në projektin e ministrisë shkruhet se, në të ardhmen, testet për përdorim vetjak nga amatorët do të luajnë një rol vendimtar në frenimin e pandemisë: “Teste të tilla janë një kontribut i rëndësishëm për përsosjen e strategjisë së testeve në Gjermani”.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se sipërmarrjet tani mund të punojnë me ritëm të shpejtë për miratimin e testeve të tilla. Por do të duhen disa javë derisa të ndodhë kjo. Prandaj, janë të mundshme variante të ndryshme, të tilla si mostrat me tampon në hundë, që nuk duhet të merren më thellë, ose të ashtuquajturat teste të gargarës dhe pështymës.

Lidhur me çmimet e mundshme të testeve të tilla, shoqatat e farmacistëve thanë që ato do të llogariteshin dhe raportoheshin individualisht nga secili prodhues dhe secila farmaci, veçanërisht sepse testet ndryshojnë edhe në cilësinë dhe përdorimin e tyre.

Përdorimi i testeve edhe në jetën profesionale

Ndryshimi i planifikuar i urdhëresës nga Ministria e Shëndetësisë ofron gjithashtu më shumë mundësi për të përdorur testet e deritashme të antigjenit të shpejtë në jetën profesionale. Për këtë qëllim, grupi i institucioneve që kanë qasje në testet e shpejta do të zgjerohet. Edhe institucioneve të infrastrukturës kritike u është dhënë gjithashtu mundësia për të marrë teste, tha ajo. Lehtësime në këtë kuadër u përmendën për fushat e energjisë, teknologjisë së informacionit, telekomunikimit, transportit dhe qarkullimit.

Lauterbach: teste të rregullta edhe në sipërmarrje

Eksperti i SPD për shëndetin, Karl Lauterbach bëri thirrje për teste të rregullta në sipërmarrje.

“Studimet tregojnë shumë qartë: po ta testoni fuqinë punëtore të sipërmarrjeve dy herë në javë me një test antigjeni, si të thuash, në fillim të punës, për ata që nuk punojnë në shtëpi, atëherë mund të ulet në mënyrë masive numri i infeksioneve të reja”,- tha Lauterbach në një intervistë me RTL

Related Posts

Covid – Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj si ajo e gripit
Bota

SHBA/ Variantet e COVID-19 mund të shtojnë rastet, Fauci: Kemi dy mjete të fuqishme kundër tyre

18/02/2021 , 15:25
Eksperti turk: COVID-i mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit
Bota

Eksperti turk: COVID-i mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit

18/02/2021 , 12:41
Edhe 300 milionë vaksina të tjera…BE, 2.6 miliardë doza për 450 milionë banorë
Bota

Edhe 300 milionë vaksina të tjera…BE, 2.6 miliardë doza për 450 milionë banorë

18/02/2021 , 12:39

Recent Posts

  • A do votojnë të infektuarit? Dy muaj para zgjedhjeve KQZ nuk ka asnjë plan për 35 mijë persona
  • Heronjtë e shtyllave/ Elektricistët që detyrohen të ecin në një metër dëborë
  • Pas skandalit në ‘Përputhen’, konkurrentes po i ndodh ajo që nuk e priste
  • Mulliri që bashkon njerëzit/ Në zonat e thella në Klos, atje ku fshatrat janë duke u zbrazur
  • SHBA/ Variantet e COVID-19 mund të shtojnë rastet, Fauci: Kemi dy mjete të fuqishme kundër tyre

Kategorite

  • Aktualitet (1,855)
  • Bota (1,840)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (115)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (286)
  • Kronike (614)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (596)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (113)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,147)
  • Politike (741)
  • Rajon (167)
  • REAGIM (113)
  • Shendeti (414)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (368)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!