Bota

Gjermania rekord rastesh me COVID-19, Merkel: Më vjen keq nga thellësia e zemrës

GJERMANI– Kancelaria Angela Merkel të mërkurën kërkoi kufizime më të ashpra për të ulur infeksionet e koronavirusit, pasi numri i të vdekurve në Gjermani arriti një rekord të “zi” ku 600 qytetar humbën jetën si pasojë i COVID-19

Ajo në parlament ka theksuar duke i bërë apel qytetarëve se duhet të kufizojnë aktivitetet e tyre publike pavarësisht festave dhe duhet të kujdesen maksimalisht për të arritur minimizimin e rasteve me COVID-19.

Më vjen keq nga thellësia e zemrës” është shprehur ajo plotë emocion, duke qenë edhe vetë e pafuqishme përballë situatës së jashtëzakonshme që ndodhet shtetit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të mos përjetojmë përsëri rritje eksponenciale” shtoi ajo.

Gjermani ka qenë një ndër ato shtetet të cilat janë përgëzuar për mënyrën se si janë përballur me valën e parë të pandemisë, por duket sikur vala e dytë e saj ka gjetur këdo të papërgatitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version