GJERMANI– Gjermania do të bëhet vendi i parë i BE-së që do të përdorë të njëjtin trajtim eksperimental të antitrupave të cilat ndihmuan Donald Trump të shërohet nga Covid-19, ka thënë ministri i shëndetësisë Jens Spahn, raporton AFP.
Qeveria gjermane ka blerë 200,000 doza për 400 milion euro duke punuar me 2,000 euro për dozë. Koktejet e ashtuquajtura antitrupa monoklonale do të vendosen në spitalet universitare në javën e ardhshme,duke e bërë Gjermaninë vendin e parë në BE që do i përdori ato në luftën kundër pandemisë, raporton The Guardian.
Spahn nuk e përmendi emrin e prodhuesit që do të furnizojë ilaçet por konfirmoi se ishte i njëjti ilaç që iu dha presidentit të atëhershëm të SHBA Trump kur ai u sëmur me Covid Tetorin e kaluar.
“Ata punojnë si një vaksinë pasive. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin një progres më serioz, ”– tha Spahn.
Trump, i cili u shtrua për pak kohë në spital me koronavirus, iu dha terapia me antitrupa e zhvilluar nga firma amerikane Regeneron, e njohur si REGN-COV2, edhe para se trajtimi të kishte marrë miratimin e rregullatorit. Ai më vonë tha se ilaçi bëri një punë fantastike. Kompania amerikane Eli Lilly ka zhvilluar një terapi të ngjashme.
Trajtimi i ri është një kombinim ose koktej i dy antitrupave të bërë në laborator, proteina që luftojnë infeksionin që janë zhvilluar për t’u lidhur me pjesën e koronavirusit të ri që ai përdor për të pushtuar qelizat njerëzore. Antitrupat bashkohen me pjesë të ndryshme të proteinës spike të virusit, duke shtrembëruar strukturën e tij, e ngjashme me një formë çelësi, kështu që bëjnë bllokimin e tij.