Aktualitet

Gjetja e katër trupave të nënës me fëmijët/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni

Pas gjetjes të katër trupave të mbytur në lumin Buna, të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ka reaguar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në një postim në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për tragjedinë.

Postimi i plotë:
“Sot pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit të qytetarëve të mbytur në lumin Buna.
Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 automjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësia e Sigurisë Publike, DVP Shkodër dhe DRKM, si dhe banorë të Administratës Dajç. njësi.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Mbrojtjes për Veriun, z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke koordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.
Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të afërmve”.

TRENDING

Exit mobile version