Politike

Gjin Gjoni zgjidhet kreu i degës së PD-së në Lezhë (Rezultati)

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni është zgjedhur kreu i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, në zgjedhjet që u mbajtën këtë të shtunë.

Numërimi i votave ka përfunduar pak minuta më parë, teksa Gjin Gjoni ka fituar me rezultat të thellë votash përballë dy kandidatëve të tjerë.

Sipas Komisionit të Zgjedhjeve, gjithsej kanë votuar 1053 demokratë. Pas numërimit, 604 vota kanë rezultuar për Gjin Gjonin, 312 vota për kandidatin tjetër Albert Rusti dhe Paulin Marku ka arritur të marrë 131 vota. Në kutinë e votimit kanë rezultuar 6 vota të pavlefshme.

“Situata politike në të cilën ne ndodhemi është shumë kritike. PD e Lezhës ka objektiva të qartë për 2025-n”– tha Gjin Gjoni pas u zgjodh fitues.

TRENDING

Exit mobile version