fbpx
NTV
No Result
View All Result
20/01/2021 , 7:41
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
20/01/2021 , 7:41
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjithë brezat e artistëve në një ekspozitë, 75 punime të piktorëve e skulptorëve shqiptarë prezantohen për publikun

by Kasaj
26/12/2020 , 13:22
0 0
Gjithë brezat e artistëve në një ekspozitë, 75 punime të piktorëve e skulptorëve shqiptarë prezantohen për publikun
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artistët shqiptarë janë bashkuar në një ekspozitë me piktura e skulptura në Muzeun Historik Kombëtar. Pavarësisht se jetojmë në kushte pandemie, kjo ekspozitë u rikthye sërish me edicionin e pestë të saj për të prezantuar punimet më të mira të artistëve ndër breza. Pikërisht për këtë arsye edhe ekspozita mban titullin “Breza në artet figurative”.

Në ekspozitë prezantohen 10 skulptura nga 4 artistë të shquar, ndërsa pjesa tjetër janë piktura. Piktori Robert Përmeti, që është edhe organizatori i ekspozitës, ka treguar se ku qëndron e veçanta e “Breza në artet figurative” në krahasim me ekspozitat e tjera.

“Në punët e prezantuara në tablo pikture mbizotëron teknika e vajit. E veçanta e kësaj ekspozite në punët e prezantuara nga autorët pjesëmarrës në raport me të tjerat, mbizotëron tabloja kompozicionale dhe portreti. Prioritetin më të madh në pikturë e ka kompozicioni. Dhe pak hyjnë dhe natyrat e qeta, peisazhet, etj”, është shprehur Përmeti.

Këtë vit janë prezantuar veprat nga piktorët më të njohur, disa prej të cilëve nuk jetojnë më. Vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë në ekspozitë piktura nga artistë si Fadil Pëllumbi, Guri Madhi, Sali Shijaku, Shaban Hysa, Xhevdet Dada, Lec Shkreli, Nikolin Ivanaj, Romeo Goliku, Robert Përmeti, Anastas Kostandini, Leka Rudha, Llambrini Dena, Emiona S. Nako, Pëllumb Bylyku, Vehap Kokalari, Idriz Balani, Nesti Taço, Dylber Neziri, Bardha Buza, Majlinda Alia, Blerta Xhomo, Gjergji Meta, Gëzim Hidri, Greta Tahiraga, Altin Ahmeti, Elvis Goliku dhe Eni Veveçka.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri në datë 30 dhjetor.

icon/

Related Posts

Presidenti dekoron Sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh
Aktualitet

Presidenti dekoron Sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh

19/01/2021 , 22:00
Ambasadorja Yuri Kim takim me kryetare e KED-së: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme
Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim takim me kryetare e KED-së: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme

19/01/2021 , 21:42
Janari, 80 aksidente me 13 viktima/ Arsyet se përse po ndodhi aksidentet, “faji i rrugëve, sinjalistikës dhe shoferëve”
Aktualitet

Janari, 80 aksidente me 13 viktima/ Arsyet se përse po ndodhi aksidentet, “faji i rrugëve, sinjalistikës dhe shoferëve”

19/01/2021 , 15:27

Recent Posts

  • Sot në Ministrinë e Drejtësisë u diskutua për Koordinatorët e Rrjetit Antikorrupsion
  • Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka takur sot Ambasadorin Bucci për marrëveshjen mes Universitetit të Salentos dhe Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë
  • Presidenti dekoron Sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh
  • Ambasadorja Yuri Kim takim me kryetare e KED-së: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme
  • Aksident në aksin Milot Fushë-Krujë/ Makina i pret rrugën motorit, ndërron jetë 70-vjeçari

Kategorite

  • Aktualitet (1,178)
  • Bota (1,295)
  • Ekonomi (197)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (90)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (198)
  • Kronike (298)
  • Kulture (46)
  • LAJMI I FUNDIT (57)
  • Lifestyle (465)
  • MEMORIE (13)
  • Moti (92)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (643)
  • Politike (365)
  • Rajon (118)
  • REAGIM (76)
  • Shendeti (305)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (55)
  • Sport (287)
  • Videonews (279)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!