Gjuan me Kallash dhe nxjerr gishtin e mesit – Të tjera video nga gjyqtarja e Elbasanit…KLGJ vendos sot…

TIRANË– Video të tjera kanë dalë në media të gjyqtares Enkeleda Kapedanit. Disa prej videove gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafian dhe kokainën. Ndërsa në disa video të tjera ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj po në shoqërinë e ritmeve të tilla dhe këngëve të njohura nga reperat shqiptarë.

Mirëpo në një video ajo shihet se ngre gishtin e mesit, teksa shijon ritmet e muzikës në sfond. Më tej ajo bën edhe veprime sikur po gjuan me kallash, duke shoqëruar kështu tekstin e këngës që po dëgjon.

Kjo sjellje bie ndesh me pozitën që Kapedani ka në institucionin shqiptar të drejtësisë.

KLGJ do të vendos ditën e sotme për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin