Rajon

Gjuriç zgjidhet kryeministër i Serbisë/ Surpriza e Vuçiçit

Profesori i shkencave politike dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, profesori Florian Bieber ka shkruar se Marko Gjuriç do të jetë kryeministri i ri i Serbisë.

“Marko Gjuriç do të jetë kryeministri i ri i Serbisë” – ka shkruar Bieber në platformën X ku ka shpërndarë lajmin se Ana Brnabiç s’do të jetë më kryeministrie, nisur nga fakir se presideti serb Aleksander Vucic ka thënë se kryeministrja e deritashme e Serbisë nuk do të jetë më në këtë post dhe do ti ngarkohet detyra e kryetares së parlamentit dhe se mandatari I ri për formimin e qeverisë së re do të caktohet brenda 7- 10 ditësh.

Duke folur për Ana Brnabiçin, Vuçiç theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe, sipas tij.

“Ana Brnabiç është surpriza ime më pozitive. Ajo ka bërë shumë përparime, dhe luftoi aq fort e guximshëm”, tha presidenti i Serbisë.

Kujtojmë se Vucic, gjatë muajit shkurt kishte deklaruar se Marko Gjuriç, deri më tani ambasador i Serbisë në SHBA, do kthehet në vendin e tij ku do të marrë një nga pozitat më të rëndësishme ne shtetin serb.

Pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, Kuvendi i Serbisë është konstituuar më 6 shkurt të këtij viti, por kryetari i Kuvendit ende nuk është zgjedhur.

Vlen të theksohet se dje, njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, profesori Florian Bieber tha se duhet një ristartim i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.  Sipas tij, “Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj” dhe se “Asnjë zgjidhje e shpejtë nuk duket në horizont për konfliktin që po zgjat me dekada”.

TRENDING

Exit mobile version