Kronike

Goditet grupi kriminal nga Kosova, trafikonte ar*më e eksploziv në Shqipëri

Policia e shtetit godet një grup të strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Operacioni u kodua “The same” Të arrestuar janë Rigon Maliqi, 20 vjec, Lion Pira 25 vjeç, Shkëlqim  Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës.  U shpallën në kërkim dhe dy shtetas të tjerë kosovarë. U sekuestruan 203 kallëpë me lëndë plasëse tritol.

”Kjo sasi ishte destinuar për tu përdorur nga grupet kriminale në Shqipëri’ deklaroi drejtori i policisë së shtetit.

Lajmi ne perditesim

U sekuestruan 203 kallëpë me lëndë plasëse tritol.

”Kjo sasi ishte destinuar për tu përdorur nga grupet kriminale në Shqipëri’ deklaroi drejtori i policisë së shtetit” deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencën krah prokurorit Ritvan Suka, zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefin e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Njoftimi i policise

Gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.

Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. 

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.  

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.  

Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.   

 

 

TRENDING

Exit mobile version