Sport

Gol dhe asist, Vedat Muriqi i shënon Barcelonës në La Liga

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e shtatë. Në “Estadi Mallorca”, Mallorca fitoi kundër Barcelonës 2-1 në pjesën e parë. Dueli u zhbllokua në minutën e tetë nga Vedat Muriqi. Sulmuesi dardan përfitoi nga një pasim i Sanchez në zonë dhe nga pranë nuk mund të gabonte, duke mposhtur Ter Stegen. Edhe pse Xavi i paralajmëroi të tijtë për forcën e Muriqit, te Barça u ndëshkuan pikërisht nga shqiptari. Pas golit të pësuar Barça e shtoi ritmin dhe barazoi në minutën e 41 me Raphinha. Prats në 45+3 riktheu epërsinë të Mallorca, kjo pas asistit të Muriqit. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll 2-1, me Muriqin që e dërgon në tre numrin e golave sezonalë në kampionatin spanjoll. Duket se katalanasit do e kenë të vështirë edhe pjesën e dytë, teksa rrezikojnë të humbasin kreun e klasifikimit nëse dalin pa pikë nga ishulli.

TRENDING

Exit mobile version