Sport

Goli i Lautaros rikthen te fitorja Interin

Interi rikthehet te fitorja në Seria A, duke marrë një sukses të rëndësishëm 1-0 ndaj Veronës. Skuadra zikaltër e zgjidhi ndeshjen që në fillimin e saj. Më konkretisht minutën e 3-të, Lautaro Martinez përfitoi nga rrëmuja në zonën e skuadrës mike duke goditur saktë me të djathtën.

Në pjesën e dytë, Lautaro do yë shënonte dhe golin e dytë, por arbitri Fabri do ta anulonte për faull. Në këtë duel ra në sy aktivizimi i Asllanit që në minutën e 81-të, nxorri nga repertori i tij një perlë, teksa i shkoi shumë pranë supergolit. Vetëm disa centimetra e ndanë shqiptarin nga një eurogol.

Me triumfin e sotëm. Interi u ngjit në kuotën e 37 pikëve, teksa e sheh veten -10 nga kryesuesit e Napolit.

FT: INTER-VERONA 1-0

Martinez 3′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet dueli!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Inzagi kryen zëvendësimin e fundit, largohet nga fusha Lautaro Martinez, në vendin e tij i riu Karboni.

81′ “Show” i Asllanit, mesfushori shqiptar “flirton” me supergolin. Pas një veprimi të mrekullueshëm në hyrje të zonës, talenti kuqezi provon me një predhë me të djathtën, topi shkon ngjitur me trekëndëshin e portës së Veronës.  Nuk iu beson syve edhe Inzagi që vendos duart në kokë.

77′ Dy zëvendësime te Interi, largohen Dimarko dhe Mkhitarjan, vendin e tyre e marrin Gosens dhe Barela.

69′ Momenti i Kristjan Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vendin e Çalhanoglu. Gjithashtu largohet edhe Xheko, vendin e merr Korrea.

63′ Lautaro gjen sërish rrugën e rrjetës me një parabol mjaft të bukur, por goli anulohet për faull në sulm.

54′ Tjetër karton i verdhë në radhës e Veronës, kësaj here ndëshkohet mbrojtesi tjetër Hien.

49′ Davidoviç është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

41′ Mkhitarjan futet bukur brenda zonës, provon me të brendshmen, por topi devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën. Goditje këndi për zikaltërit. Zikaltërit kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë, por për gjyqtarin dhe VAR-in nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

30′ Interi nuk heq dorë nga sulmuet e rrezikshme në kërkim të golit të dytë që do të sillte një lloj sigurie te zikaltërit.

15′ Pranë golit të dytë Interi me Lautaron. Pas harkimit të Galjardinit nga e djathta, sulmuesi argjentinas, goditi bukur me kokë brenda zonës, por tentativa e tij ishte qendrore duke përfunduar në duart e portierit.

3′ GOOOL INTERI 1-0/ Zgjat vetëm 3 minuta baraspesha. Zikaltërit kalojnë në avantazh me Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas goditi saktë me të majtë nga afro 15 metra, duke e dërguar topin në cepin e portës.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Onana; Shkriniar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Galjardini, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko; Xheko, Lautaro. Trajner: Inzaghi.

VERONA (3-4-2-1): Montipo; Davidovicz, Hien, Çeçerini; Depaoli, Tameze, Iliç, Doig; Lazoviç, Kallon; Djuriç. Trajner: Zafaroni.

PANORAMASPORT.AL

TRENDING

Exit mobile version