Në Vlorë është gjetur një gomone e dyshimtë në bregdet.
Më datë 25.01.2021, forcat policore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.
Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.
DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës