Kosova

Gozhdë në arkivolin e së drejtës ndërkombëtare, vendimi i Strasburgut

Kandidati për kryeminister në qeverinë e re që do të krijohet në Serbi,  Millosh Vuçeviç, ka thënë se vendimi pozitiv i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë është një gozhdë tjetër në arkivolin e së drejtës publike ndërkombëtare, dhe gjithashtu ka theksuar se Serbia është në të njëjtin vend ku historikisht ka qenë gjithmonë.

“Serbia dje dhe sot, besoj edhe nesër, mund të shikojë këdo në sy sepse nuk i shkakton dëm e as dhimbje askujt dhe mbi të gjitha nuk cenon parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare, apo rregullat dhe parimet bazë. Ajo që pamë në Strasburg është vazhdimësia e një festivali hipokrizie dhe një tjetër gozhdë në arkivolin e ligjit ndërkombëtar dhe të gjitha standardeve që duhet të zbatohen” – deklaroi Vuçeviç, duke shtuar se nuk bëhet fjalë vetëm për votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Është edhe më keq kur dëgjon justifikimet e tyre. Sa mirë është kur rrëmben një pjesë të territorit të një vendi. Nuk ka rëndësi nëse kryhet sot terror mbi popullin e atij vendi. Rregullat dhe parimet e vendosura nga Këshilli i Evropës nuk plotësohen. Kosova nuk po respekton marreveshjet e arritura. Kanë kaluar më shumë se 4000 ditë nga premtimi për krijimin e asociacionit, pork jo nuk ka rendesi për Perëndimin” – theskoi ish ministri serb I mbrojtjes

Ai gjithashtu potencoi se nuk është fjala për “perceptimin serb të Kosovës, të cilin ne e perceptojmë si pjesë përbërëse, të patjetërsueshme të vendit tonë, djep të shpirtërores dhe identitetit tonë, por është edhe fakti se kanë shkelur atë që kanë vendosur vetë sepse dikush i ka keshilluar me telefon apo me email.

“Që e ashtuquajtura Kosova dhe shqiptarët duhet të kenë një shans të ri dhe të shpërblehen. Ata ndoshta duhet të shpërblehen për arrestimin e shumë serbëve. Askujt nuk i intereson, serbët nuk konsiderohen fare se janë viktima dhe nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar public që I mbron” – deklaroi Vuçeviç.

Sipas tij, Serbia do të luftojë me argumente, me fakte, me ligj, me moral dhe me vetëbesim.

“Nëse ne nuk besojmë në veten tonë, nuk do të na besojnë edhe të tjerët. Përsa i përket fazës finale të procesit të anëtarësimit te Kosovës, nuk ka shumë vend për manovrim, por nuk ka as dorëzim. Ne do të luftojmë kundet të gjithë atyre që shkelin të drejtën ndërkombëtare publike dhe shkelin normat themelore morale.“ – potencoi kandidati per kryeminister ne qeverine e re serbe

TRENDING

Exit mobile version