Aktualitet

Grabitën një biçikletë dhe një motor, procedohen 4 të miturit në Kuçovë

Katër të mitur në Kuçovë, janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për grabitje.

Blutë bëjnë me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin të miturit kanë grabitur një biçikletë dhe një motor në tre banesa në Kuçovë.

Të miturit janë përkatësisht të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

“Menjëherë pas publikimit të një video-je, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqeshin 4 shtetas, të cilët gjatë natës, hynin në banesa për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë organizuan punën për identifikimin dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale, të këtyre shtetasve.

Si rezultat, u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Drizë, ku kanë vjedhur 1 motoçikletë dhe 1 biçikletë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”,- njofton Policia.

TRENDING

Exit mobile version