Kronike

Grabitën para në dy banesa, vihen në pranga dy ‘skifterët’ e rinj

Dy ditë më parë, dy të rinj, 18 dhe 20 vjeç, vodhën në banesën e një shtetaseje në fshatin Golaj të Hasit një shumë parash.

Mësohet se këtë të mërkurë të rinjtë janë identifikuar dhe kanë rënë në prangat e policisë.

“Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët të cilët kryejnë vepra penale në fushën e vjedhjes të pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pas kallëzimit të një shtetaseje, për vjedhjen e një shume parash, në banesën e saj, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.01.2024, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, kanë vjedhur me thyerje në banesën e një shtetaseje, një shumë parash.“- njofton policia.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

TRENDING

Exit mobile version