Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë, në banesën e një të moshuare.
Sipas të dhënave zyrtare, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.