Aktualitet

Grabiti xhiron ditore të një lokali, arrestohet i riu

Grabitet xhiroja ditore e një lokali në kryeqytet. Policia bën të ditur se ka arrestuar 30-vjeçarin me inicialet A.V, si autor të ngjarjes. Ndalimi i këtij personi u bë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një lokal.“- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk ka më shumë detaje rreth ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version