Kosova

Grabitja e armatosur në Kosovë, policia zbulon detajet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në kryeqytet.

‘’Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë.Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar’’, thonë nga Policia e Kosovës. Mësohet nga dëshmitarët e rastit, të cilët nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës, se në filialin mikrofinanciar kishte hyrë vetëm një person i armatosur me revole.

I njëjti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet shuma te cilën ka arritur ta grabisë.

I dyshuari ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek punonjësja që ishte duke punuar në filialin mikrofinanciar, duke bërë kështu që në vendin e ngjarjes të dalin edhe ekipet mjekësore.

TRENDING

Exit mobile version